“Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe çlirimtare, e tillë do mbetet edhe në të ardhmen!”
Ish-komandanti i UÇK-së në zonën e Drenicës, Sami Lushtaku ka falënderuar secilin për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë ditëve të fundit ku ai u intervistua nga prokurorët e Speciales në Hagë.
Ai ka thënë së lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe e tillë do të mbetet edhe në të ardhmen, transmeton Sakte.net.
“Të nderuar miq, Dëshiroj nga zemra të falënderoj secilin nga Ju, për thirrjet, mesazhet, komentet e mbështetjen e madhe e të parezervë që më keni dhënë gjatë ditëve të fundit, lidhur me intervistimin tim në Hagë. Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe çlirimtare, e tillë do mbetet edhe në të ardhmen! I juaji, Sami Lushtaku”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.