Lutfi Haziri flet Gjykatën Speciale dhe për vrasjet politike, pohon se ekzistojnë fakte (Video)

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri i ftuar në intervistën “Saktë’ ka folur edhe për rolin e Gjykatës Speciale dhe vrasjet politike.

“Definitvisht Gjykata (Speciale) do ka me i trajtu të gjitha vrasjet në një periudhë kohore dy vjeçare”. Sipas tij, do të trajtohen të gjitha lëndet që kanë të bëjnë me krime të luftës sipas të drejtës ndërkombëtare nga periudha 1 janar e vitit 1998 deri më 31 dhjetor të vitit 1999.

Haziri në intervistën “Saktë” ka thënë se do të trajtohen edhe krimet politike, vrasjet politike, dhuna politike si dhe motive të tjera që ndodhin gjatë luftës midis palëve të përfshira në luftë.

“Vrasjet politike janë si kategori. Definitivisht duhet të zbardhen të gjitha rastet. Kosova nuk duhet të vuaj për drejtësi. Jemi 16 vite pas luftës. Në Kosovë është vonuar drejtësia karshi zbardhjes së të gjitha rasteve sepse ka evidenca, ka fakte por deri më tani ne nuk kemi pasur institucione që duhet të mirren drejtpërdrejtë për zgjidhjen e këtyre problemeve”, ka pohuar Haziri, raporton portali Sakte.net/Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme