LVV sërish akuzon LDK-në për manipulim të votave nga diaspora, kërkojnë hetim të plotë për të gjitha parregullsitë

Lëvizja Vetëvendosje sërish ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për manipulim të votave që kanë ardhur me postë nga mërgata.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, thotë se kërkojnë hetim të plotë për të gjitha parregullsitë e raportuara në mënyrë që të sigurohet një proces zgjedhor i pastër, i drejtë dhe i ndershëm.

“Është evidente skema që është përdorur nga votimi përmes postës në mërgatë. 400% më shumë vota për LDK-në, me vota shabllone për kandidatë të caktuar, ndërkohë që ekstremisht larg nga ky trend janë PDK e parti të tjera opozitare. Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon hetim të plotë për të gjitha parregullsitë e raportuara në mënyrë që të sigurohet një proces zgjedhor i pastër, i drejtë dhe i ndershëm. Sikurse, shkeljet dhe parregullsitë e evidentuara tashmë i kemi raportuar në polici dhe prokurori”, ka theksuar ai.

Tutje, ai ka shkruar se mbesin në pritje të reagimeve konkrete dhe zyrtare nga institucionet përgjegjëse.

“Vullneti i popullit i shprehur në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 nuk mund të preket e as tjetërsohet”, thotë ai.

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme