Macron do të ishte kryetari më i ri i Francës pas Napoleon Bonapartës

Në fiton në zgjedhjet presidenciale në Francë, kandidati i pavarur i qendrës, 39 vjeçari Emmanuel Macron, do të ishte kryetari më i ri i Francës pas Louis – Napoleon Bonapartes, transmeton Koha.net.

Napoleoni ka pasur 40 vjet kur e mori pushtetin në vitin 1848, përkujton AFP.

Macron dje, në rrethin e parë të zgjedhjeve për kryetar të Francës, mori 23,75, për qind të votave, ndërsa euroskeptikja dhe kundërshtarja e BE-së, Marine Le Pen 21,53.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve në Francë mbahet më 7 maj.

© KOHA