Macron mesazh urimi Ilir Metës

Presidenti i Francës Emmaunel Macron i ka dërguar mesazh urimi Ilir Metës, me rastin e zgjedhjes presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Në telegramin e tij, Macron shpreh bindjen se gjatë këtij mandati marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të forcohen edhe më shumë në sajë të partneritetit të bashkëpunimit strategjik që u nënshkrua më 28 mars 2017 në Paris.

Teksti i plotë i letrës:

Zoti President Meta, Dëshiroj t’ju falënderoj për dashamirësinë e madhe që treguat dukem më dërguar urimet tuaja me rastin e zgjedhjes sime si Presidenti i Francës.

Duke më zgjedhur në Postin e Presidentit të Republikës, francezët zgjodhën Evropën, një Evropë më të fortë dhe të orientuar drejt së ardhmes.

Edhe unë ju dërgoj, nga ana ime, përgëzimet e mia për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë më 28 prill 2017.

Jam i sigurt se gjatë mandatit tuaj, marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të forcohen edhe më shumë në saj të partneritetit të bashkëpunimit strategjik që u nënshkrua më 28 mars 2017 në Paris.

Duke ju përsëritur falënderimet e mia për urimet tuaja të përzemërta, ju lutem të pranoni zoti President shprehjen e konsideratës sime më të lartë. Emmanuel Macron President i Republikës Franceze.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme