National Geographic rendit Kosovën dhe Shqipërinë në mesin e 10 vendeve që duhet vizituar

Në një artikull të ri të titulluar “Dhjetë vendet që meritojnë më shumë udhëtarë”, National Geographic e ka renditur Kosovën në vendin e pestë dhe Shqipërinë në vendin e dhjetë, në mesin e vendeve që meritojnë të vizitohen.

Në përshkrimin për Kosovën, ku ia ka bashkëngjitur një fotografi të Brezovicës, National Geographic shkruan:

“Shteti më i ri i Evropës (që shpalli pavarësinë në vitin 2008) nuk ka qenë saktësisht një shtyllë në gjurmët turistike. Një vend me konflikt të dhunshëm dhe tensione politike mes serbëve dhe shqiptarëve kosovarë përgjatë viteve 1980 dhe 1990, që kulmoi me Luftën e Kosovës 1998-99, Kosova kaloi pothuajse një dekadë si një protektorat i OKB-së. Sot, megjithatë, Kosova e re sapo e pavarur është një nga destinacionet më mahnitëse – dhe ekonomike – të Evropës”.

Në arsyet pse duhet vizituar Kosova, NG shkruan për kulturën e kafeneve në Prishtinë, qytetin e Prizrenit, Malet e Sharrit dhe më shumë. Në shkrim turistët inkurajohen që të vizitojnë Kosovën dhe thotë që “nëse nuk flisni shqip, mos u brengosni, pasi shumica e të rinjve flasin anglisht”.

Kurse në përshkrimin për Shqipërinë, ku ia ka bashkëngjitur një fotografi të Butrintit, National Geographic shkruan:

“Për dekada, Shqipëria ishte në mesin e vendeve më së paku të vizituara në Evropën Juglindore. Një kështjellë virtuale nën taktikat izoluese të diktatorit komunist Enver Hoxha (i cili kaloi katër dekada duke ndërtuar rreth 700,000 bunkerë mbrojtës të panevojshëm dhe kryesisht të padobishëm për gjithë vendin), Shqipëria ra në kaos pas vdekjes së Hoxhës në vitin 1985.

Sot, megjithatë, Shqipëria nuk është më pak e sigurt sesa homologët e saj më të shtrenjtë të Adriatikut. Një industri turizmi në rritje, e përqendruar rreth qyteteve osmane të listuara në mënyrë të kujdesshme nga UNESKO, duke përfshirë Beratin dhe Gjirokastrën, tani sjell pothuajse 3.5 milionë turistë në vit”.

Në arsyet pse duhet vizituar Shqipëria, National Geographic cekë jugun e Vlorës, fshatrat si Dhërminë dhe Himarën – ku një familje mund të paguajë minimum 25 euro nata – me kafenetë në tarraca, ku udhëtarët jashtë Ballkanit janë ende të rrallë por shumë të mirëpritur.

Shkimi i National Geographic:

http://www.nationalgeographic….

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme