Macron organizon samitin Kosovë-Serbi në Paris më 17 korrik

Përveç SHBA-së, është aktivizuar edhe Bashkimi Evropian me emisarin e saj, Miroslav Lajçak, i cili po qëndron në Kosovë, për t’ i njoftuar palët me planin e tij dhe afatet kohore.

Por, angazhim do të ketë edhe nga shtetet e fuqishme brenda BE-së, në mbështetje të Lajçakut.

KOHA merr vesh se presidenti francez Emannuel Macron më 17 korrik planifikon të organizojë një samit në Paris.

E një takimi të tillë si angazhim gjermano-francez kishte dështuar të mbahej më 1 korrik të vitit të kaluar, për shkak të taksës 100 për qind ndaj mallrave me origjinë nga Serbia. Kjo e fundit refuzonte të kthehej në tryezën e negociatave, duke pasur taksën në fuqi.

Me gjithë kërkesën e Francës dhe Gjermanisë, ish-kryeministri Haradinaj pati refuzuar ta hiqte taksën. Ndërkaq ish-shefen e BE-s për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, e kishte akuzuar se bashkë me Ramën, Thaçin e Vuçiqin janë angazhuar për ndarjen e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme