Macron shtron darkë për Osmanin në Pallatin Elysee

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me Zotëriun e Parë janë pritur në darkën e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron.

Osmani bashkë me bashkëshortin e saj u pritën në Pallatin Elysee, në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.

Në Forumin e Paqes është duke marrë pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me bashkëshorten e tij, Ritën.

Kujtojmë se dje, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, u priten nga presidenti francez ku ndër të tjera diskutuan për procesin e dialogut Kosovë – Serbi e situatën aktuale në vend.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme