Macron ‘vendos’ Vuçiçin si lojtar kryesor në Ballkan, ‘liderin global’ e thërret për memorandume dhe për t’i lënë porosi

Aleksandër Vuçiç u thirr në ‘Pallati Elysee’ për një takim me presidentin francez, Emanuel Macron.

Pas divergjencave mes Francës dhe Gjermanisë për luftën në Ukrainë dhe situatës në Ballkanin Perëndimor, Macron po kërkon të marrë një rol udhëheqës nga BE.

Në këtë rol të ri, Macron duket se i ka të qarta idetë, duke qenë se lidhjet mes Parisit dhe Beogradit janë lidhje të hershme miqësie, presidenti francez ka duket se ka vënë në qendër të rolit politik në Ballkan, Aleksandër Vuçiçin dhe jo liderin global të Tiranës.

Kosova, roli i Serbisë në rajon dhe qasja ndaj Europës kanë qenë pikat e bisedës që Macron ka zgjedhur të diakutojë me presidentin serb.

“Një takim i përzemërt me Emmanuel Macron, me të cilin shkëmbyem mendime për një sërë çështjesh të rëndësishme, si dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të partneritetit ndërmjet Serbisë dhe Francës. E njoftova për zhvillimin e situatës në Kosovë, si dhe për presionin në rritje ndaj popullit serb, i cili është vënë në pozitë jashtëzakonisht të vështirë pas lëvizjeve të fundit të Prishtinës”,- shkroi Vuçiç pas takimit.

Fakti që Vuçiç u thirr në Paris e tregon edhe postimi i tij pak para se të futej në takim me Macron, kur shkroi në rrejtet sociale, “në ethe dhe përgjegjës para takimeve të sotme”.

Vizita ka qenë e përgatitur edhe me detaje historike për të vënë në pah lidhjet e vjetra serbo-franceze.

Ata vunë një kurorë lulesh te pllaka e memorialit “Besnikëri për besnikëri”, para Pallatit të Invalidëve në Paris, i cili është simbol i aleancës ndërmjet popullit serb dhe atij francez në dy luftëra botërore.

Image

“Franca dhe populli i saj gjithmonë do të na kenë partnerë të besueshëm dhe miq që i duan ata, siç na ka dashur Franca neve. Lavdi paraardhësve tanë dhe rroftë miqësia serbo-franceze”, ka shkruar presidenti serb.

Macron gjithashtu ka marrë angazhim të veçantë për të çuar për para integrimin e Serbisë në BE dhe furnizimin e ushtrisë sërbe me armatim modern.

Pas Vuçiçit, Macron ka ftuar në Paris edhe mikun e presidentit serb, Edi Rama, për t’i komunikuar, siç duket, planet që ka diskutuar me të.

Rama nisi sot një vizitë zyrtare dyditore në Paris, Francë, me ftesë të Presidentit francez Emmanuel Macron, ku do të zhvillojë një sërë takimesh kryesisht në promovimin e potencialeve që ofron Shqipëria për sipërmarrjet franceze, si dhe do të nënshkruajë disa memorandume bashkëpunimi.

Por në asnjë nga temat e diskutimit nuk vihet në qendër të diskutimit integrimi i Shqipërisë në BE, situata në rajon,dhe posaçërisht Kosova.

Me ç’duket ‘lideri global’ është ftuar për të marrë detyra dhe jo për të diskutuar, siç ndodh me mikun e tij serb.

Pas kësaj vizite mbetet për t’u parë se cili do jetë angazhimi që Rama do marrë në dëm të Kosovës, siç ka bërë vazhdimisht, në të tilla raste.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme