E hënë, 07 Nentor 2016 – Sakte.net /
Ekspozita personale e artistes do të hapet me titull “Lidhja me origjinën”, që përmban video e piktura ku disa prej tyre janë të pa ekspozuara më parë e që lidhen pikërisht me temën dhe konceptin që artistja ka zgjedhur, shkruan KultPlus.
Artistja Majlinda Kelmendi, me 21 nëntor do të hapë ekspozitën personale në Vjenë të Austrisë. Ekspozita personale e artistes do të hapet me titull “Lidhja me origjinën”, që përmban video e piktura ku disa prej tyre janë të pa ekspozuara më parë por që lidhen pikërisht me temën dhe konceptin që artistja ka zgjedhur.
“Ftesa më është bërë nga KKSHA, konkretisht për projektin “Java e kulturës shqiptare në Austri”, ku sivjet ka edicionin e tretë që sjellë gjëra të ndryshme nga lëmia e artit dhe kulturës”, tregoi për KultPlus Kelmendi, e cila vazhdoi të tregoj se pasi që, ka marrë ftesë ka nisë edhe përgatitjen e ekspozitës së saj.
Majlinda Kelmendi, poashtu tregoi në lidhje me titullin dhe gjithë konceptin e ekspozitës “Lidhja me origjinën”.
“Identiteti i ndërtuar me vite na bën unik në shumë aspekte. Ambienti, perceptimi i artistit bën që të shfaq veprën në një formë unike, këndvështrim të veçantë, identitet vëzhgues dhe krijues .Gjithsesi, edhe pse ndikimi tek ne mund te jetë i madh, ajo çka është origjinale tek ne është pikërisht karakteristika e personalitetit. Identiteti i brezave, identitet të humbur apo identiteti i vet ! Konkluzione, pyetje, shprehje të zakonshme me kuptim të thellë dhe tepër të rëndësishme. E njëjta pyetje dhe në veprat artistike, thelbi dhe kërkimi në pafundësi brez pas brezi kohë pas kohe në vite dhe shekuj. Shkrime debate dilema kundërthënie … identiteti ky link i gjatë i origjinës tonë dhe personale dhe njëjte dhe artistike. Carl Gustav Jung ndante personalitetin e njeriut në tre pjesë: egon, pavetëdijen personale si dhe pavetëdijen kolektive. Kjo e fundit sipas Jung ishte më e thella dhe më e paarritshmja cipë e pavetëdijes. Frika e njerëzimit nga errësira. Identiteti është relativ…pyetje apo përgjigje kjo !? Arsyeja fillestare e pothuajse e çdo abuzimi fillon në identitet. Bazuar në personalitetin tim dhe jo në identitetin tim. mendoj se kështu duhet të jetë. Identiteti…..thjesht një targë”, tregoi për konceptin artistja Majlinda Kelmendi.
Ekspozita e cila do të hapet me 21 nëntor në Vjenë të Austrisë, do të qëndroj e hapur përgjatë një muaji./KultPlus.com