Për këtë recetë janë më të përshtatshme makaronat e shkurtra, mund të zgjidhni llojin që dëshironi! Ne i pastruam specat nga lëkura që të na shijonin më shumë por nuk është kusht i recetës!
Përbërësit për 4 persona:
▪ 450 gr makarona
▪ 2 speca të kuq të mëdhenj
▪ 4 lugë gjelle krem për kuzhinë
▪ 150gr djathë i bardhë
▪ vaj ulliri
▪ kripë
Përgatitja:
1. Lajmë dhe pastrojmë specat e kuq. I ndajmë në rripa të hollë dhe i përvëlojmë në ujë të valuar për 10 minuta. I kullojmë dhe me pas i grijmë në mikser (ose me grirësin e frutave) me pak vaj ulliri, kripë, kremin dhe djathin e bardhë.
2. Makaronat e ziera i kullojmë, i hedhim në një tas të madh dhe i përziejmë me salcën e specit me shpejtësi.
3. I shërbejmë menjëherë dhe nëse dëshirojmë mund ta përfundojmë pjatën me djathë të bardhë të grirë