Makina e shënjestrës e bërë copash, pamje nga vendi ku ndodhi shpërthimi me eksploziv në Elbasan

Këto janë pamjet e mjetit në pronësi të Renato Çepës, i cili dyshohet se ishte shënjestër e një atentati të dështuar në Elbasan.


Siç, shihet nga pamjet pjesa e parakolpit të makinës është bërë copash nga shpërthimi i eksplozivit të vendosur nga 24-vjeçari, i cili mbeti vetë viktimë.

I riu, i cili dyshohet të jetë pjesë e një grupi kriminal, po vendoste lëndën plasëse në makinën e Renato Çepës, por eksplozivi i shpërtheu aksidentalisht.

24-vjeçari, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, pësoi dëmtime të rënda dhe humbi jetën në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi në mëngjesin e sotëm rreth orës 04:20 në lagjen “Shënkoll”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme