Makina me targa të huaja godet çiklistin në Tetovë, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Gjashtëdhjetë e shtatë vjeçari nga Xhepçishti, i cili ishte duke vozitur një biçikletë, ka humbur jetën kur një furistradë me targa zvicerane është përplasur në të, pas së cilës shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas informacioneve, aksidenti ka ndodhur të shtunën, ndërsa rasti në polici është raportuar dje.

Çiklisti (Z. M.) është përplasur në rrethrrotullimin ndërmjet rrugëve Ivo Lola Ribar dhe Bllagoja Toska në Tetovë. Në aksident, burri ka marrë lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik në Tetovë, e më pas për shkak të ashpërsisë së lëndimeve është transferuar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku ka ndërruar jetë.

Sipas udhëzimeve të prokurorit publik është kryer inspektim nga një grup inspektues dhe po merren masa për hetimin e rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme