Makina përplas një person që lëvizte me motor, i lënduari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës, në afërsi të Spitalit Rajonal.


Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motor, duke lënë të plagosur drejtuesin e këtij të fundit.

I lënduari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore apo mbi identitetin e personave të përfshirë në aksident.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe dinamikën e plotë të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme