Makth për shqiptaren! Ish-partneri i hyri në banesë duke thyer derën dhe tentoi ta mbyste me litar në sy të fëmijës së mitur

Një 26-vjeçare shqiptare ka përjetuar momente makthi në duart e ish-bashkëshortit të saj i cili tentoi ta mbyste në banesën ku jetonte në Agia Varvara.


Ajo po flinte gjumë me fëmijën e saj të mitur, kur papritur u sulmua egërsisht nga ish-partneri i saj.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së enjtes kur 33-vjeçari shqiptar, i cili mbante një litar në duar, hyri në shtëpinë e ish-partneres së tij duke rrëzuar derën me shkelma. Ai shkoi drejt 26-vjeçares duke i vendosur litarin në fyt dhe e tërhequr me forcë litarin duke tentuar ta mbyste.

Vajza, e cila në atë moment mbante në krahë fëmijën e tyre të mitur, ka reaguar duke hequr litarin nga qafa, ndërsa ka bërtitur për ndihmë.

Fatmirësisht për të, prindërit e saj po flinin në dhomën ngjitur, dhe kanë dëgjuan zhurmën duke shkuar drejt saj. Më pas autori e ka lëshuar litarin, e ka goditur me grusht në kokë dhe e kafshon në krahun e djathtë, më pas është larguar në këmbë.

26-vjeçarja njoftoi autoritetet greke dhe pas kërkimeve shqiptari u gjet dhe u arrestua.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme