Malazeztë e Kosovës thirrje që sa më parë të themelohen institucionet e vendit

Malazeztë nga Kosova u bëjnë thirrje deputetëve dhe liderëve të partive politike shqiptare që sa më parë të formojnë institucionet aq të nevojshme dhe të mos thellojnë krizën politike për shkak të interesave personale, transmeton Koha.net

Reagimin e këtij komuniteti,tri ditë para paralajmërimit për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, mbajtja e së cilës ka dështuar disa herë në dy javët e fundit.

Nëse nuk formohen institucionet, Kosova do të rrokulliset në humnerë ndërsa populli do të ballafaqohet me vuajtje e ferr. Një gjendje e tillë do të forcojë orekset e fundamentalistëve islamë dhe të grupeve të tjera radikale. Nëse ndodh kjo, fajtorë do të jenë vetëm liderët shqiptarë si prijës të popullsisë shumicë.

Në këto momente kritike komunitetet jo shumicë, që përbëjnë gjithsej 7 për qind, kanë demonstruar konstruktivitet e përgjegjësi më të madhe ndaj shtetit dhe kjo për ne është e pakuptimtë.

Dëshirojmë të besojmë se deputetët e Kosovës dhe liderët shqiptarë do të kuptojnë me kohë derisa nuk bëhet vonë se asnjë interes nuk guxon të jetë para interesit të shtetit dhe popullit të vet, thuhet në reagimin e Malazezëve të Kosovës, të nënshkruar nga Sllobodan M. Vujiçiq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme