Man City e fiton Kupën FA, mposht Man Unitedin në finale

Triplet është më afër se kurrë për Manchester Cityn.

Pasi e fituan Premierligën, “Citizens” kanë triumfuar edhe në FA Cup.

Ishte finale e dy ekipeve nga Manchesteri, ku “Blutë” u treguan më të mirë duke fituar me rezultat 2:1.

Ndeshja e zhvilluar në “Ëembley”, nisi me një gol në sekondën e 13-të nga Ilkay Gundogan, shkruan Gazeta Express.

“Djajtë e Kuq” u rikthyen në lojë në minutën e 33-të kur Bruno Fernandes u tregua i saktë nga penalltia për ta barazuar rezultatin.

Me shifrat 1:1 u mbyll pjesa e parë e finales, teksa në të dytën u shënua edhe një gol.

Ishte përsëri Gundogan që realizoi një gol të bukur në minutën e 51-të për të rikthyer epërsinë e Cityt.

Kësisoj, të zgjedhurit e Pep Guardiolas e shijojnë trofeun e dytë këtë sezon.

E të tretin, Manchester City mund ta fitojë sot një javë, në finalen e Ligës së Kampionëve, ku do të përballen me Interin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme