Man United synon transferimin e yllit të Milanit

Manchester Unitedi ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të majtë, Theo Hernandez.

“Sky Sports” raporton të premten se Unitedi ka bërë gati ofertën për francezin dhe së shpejti do t’i nisë kontaktet me Milanin.

Është trajneri i ekipit anglez, Erik ten Hag, ai që po insiston në transferimin e francezit këtë verë.

Theo ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 60 milionë eurosh, ndërsa me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2026. 25-vjeçari iu bashkua Milanit në vitin 2019 dhe ka fituar një titull kampioni të Italisë.

Para së të transferohej në Itali, Theo ka luajtur në Spanjë, ku ishte pjesë e skuadrave, si Real Madrid, Real Sociedad, Atletico Madrid e Alaves.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme