Arrestohet një i dyshuar për grabitjen me armë në pompën e benzinës në Shtime

Sakte.net / e Martë 20 Shtator / 12:05

Pas punës së suksesshme operative në terren, hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale të Ferizajt, dje kanë arrestuar një nga personat e dyshuar për kryerjen e veprës penale “grabitje”, kurse i dyshuari tjetër është në kërkim.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 18.09.2016 rreth orës 03:10 minuta në pompën e derivateve në fshatin Gjurkovc, kur i dyshuari K.M. (m/ sh/k 24 vjeç) në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër, kanë hyrë me forcë në pompën e derivateve dhe nën kërcënim të armës nga viktimat kishin marrë 500 Euro, ku pastaj janë larguar nga vendi i ngjarjes, transmeton Koha.net.

Hetuesit policorë, pas një kohe kanë gjetur veturën e të dyshuarve të cilën e kishin braktisur si dhe disa prova materiale lidhur me këtë rast.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme