Manchester City kalon në finale të FA Cup, fiton lehtësisht ndaj Sheffieldit

Man City fiton lehtësisht ndaj Sheffieldit, kalon në finale të FA Cup.

Manchester City e ka arritur finalen e FA Cup.

“Citizens” triumfuan 3:0 ndaj Sheffield United në gjysmëfinalen e zhvilluar në stadiumin “Ëembley”, shkruan Gazeta Express.

Riyad Mahrez ishte ylli i kësaj ndeshje duke i shënuar të tre golat.

Fillimisht algjeriani realizoi nga penalltia në minutën e 43-të të ndeshjes.

Në të 61-tën ai dyfishoi epërsinë e Cityt, kurse pesë minuta më vonë, Mahrez kompletoi hat-trikun.

Kësisoj, Manchester City kualifikohet në finale, aty ku do ta presë fituesin mes Brighton dhe Manchester United.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme