Manchester City- Kross, vjen lajmi ‘bombastik’

Man City planifikon të nënshkruaj para kontratë me Kroosin.

Manchester City po kërkon bisedime për të nënshkruar një para kontratë me mesfushorin e Real Madridit, Toni Kroos.

Reprezentuesi gjerman, 32 vjeç, i jep fund kontratës në Madrid në fund të këtij sezoni apo më saktë në muajin qershor të vitit të ardhshëm.

Kroos ka deklaruar disa herë se nuk po nxiton të diskutojë kushtet e reja me Los Blancos dhe një largim nga Bernabeu është shumë i mundur.

Sipas gazetës Sport, City po monitoron situatën dhe është gati të ofrojë kushte para-kontrate për Kroosin gjatë Vitit të Ri.

Kroos do të mbërrinte si zëvendësues i drejtpërdrejtë i bashkëkombësit të tij Ilkay Gundogan, i cili do të largohet nga City kur kontrata e tij të skadojë në fund të sezonit.

Ylli gjerman thuhet se po monitorohet edhe nga Paris Saint-Germain.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme