Mandarinat me pesticide të eksportuara nga Shqipëria drejt BE-së u kthyen mbrapsht/ Reagon AKU: Kemi nisur verifikimet duke gjobitur dhe bllokuar aktivitetin e…

Pas njoftimit të dhënë nga Ministria e Bujqësisë në lidhje me ngarkesa mandarinash të kthyera nga eksporti, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur verifikimet lidhur me ngarkesën e eksportit të produktit mandarinë të kthyera mbrapsht, produkt i prodhuar në fshatin Goriçan.


Bëhet fjalë me një ngarkesë me Mandarina klementine, të eksportuara nga subjektet grumbulluese ushqimore në fshatin Goriçan me vendndodhje në Berat dhe Fier.

Dy prej ngarkesave kanë mbërritur në vendin e origjinës. Një nga ngarkesat e asgjësuara nga Pika e Inspektimit Kufitar, ka qënë e prodhuar në fshatin Goriçan në bashkinë Dimal.

Ka qënë analizimi laboratorik i kryer në Bari të Italisë që ka konfirmuar se produkti ka qenë me nivel të lartë pesticidesh.

Lidhur me ngarkesën e eksportuar nga fshati Goriçan, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë masat për kundravajtjet administrative në subjektin përkatës që ndodhet në fshatin Goriçan në Dimal, duke gjobitur dhe bllokuar aktivitetin e subjektit për moszbatim të legjislacionit në fuqi.

AKU Berat konfirmon se ka marrë masa të menjëhershme, duke ngritur grupe pune për analizimin, vlerësimin e situatës mbi koordinimin për ndjekjen e veprimeve proceduriale në secilën hallkë të zbatimit të kontrollit zyrtar të rastit.

Sipas AKU Berat, subjekti pikë grumbullimi, me pronar shtetasin Arben Dyli, është gjobitur në vlerën 4 milion lekë, pasi nuk ka njoftuar për tregtimin e agrumeve.
Sipas AKU Berat, ky subjekt pikë grumbullimi duhet ta shoqëronte ngarkesën me një fletë analizë nga ky institucion.

AKU pohon se po bëhen analiza në parcelën e fermerit Erjon Tafa, parcela e të cilit është në fshatin Goriçan. Ky fermer disponon 270 rrënjë agrume të kulturës mandarinë.
Sipas AKU Berat, i gjithë prodhimi i kthyer mbrapsht është groposur nga specialistët e AKU-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme