Mandati i Olta Xhaçkës/ Spiropali thirri më 27 gusht Këshillin e Legjislacionit! Bardhi: Mblidhni sesionin e jashtëzakonshëm brenda afatit

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në një letër drejtuar Kuvendit, pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali thirri më 27 gusht Këshillin e Legjislacionit për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.


selia-e-PD

Gazment Bardhi në shkresën drejtuar kryetares së Kuvendit i kërkon që të mbledhë sesionin e jashtëzakonshëm brenda afatit.

“Mbledhja e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm, kur kërkohet nga jo më pak se një e pesta e sesionit ta caktojë brenda periudhës ‘3 ditë nga paraqitja e kërkesës’,”- shkruan kreu i Grupit të PD-së, duke shtuar se: “Kjo buron drejtpërdrejt nga Kushtetuta, e cila nuk e ka lënë opsionale mbledhjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm, por ka urdhëruar që ‘Kuvendi mblidhet’, duke shmangur përdorimin e togfjalëshit ‘mund të mblidhet’.”

Ai shprehet se mbledhja e Këshillit të Legjislacionit është e panevojshme, për shkak se “vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka nevojë për vlerësim dhe për më tepër është një çështje e përsëritur dhe në vijim të një tjetër vendimi të Gjykatës Kushtetuese”.

“Është jo vetëm padije juridike, por një shkelje e rëndë e Kushtetutës, qëndrimi juaj se “kërkesa e paraqitur nga 1/5 e deputeteve per thirrje të Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm, në kushtet e mungesës së një akti të Këshillit, (raport/projektvendim”, i cili duhet paraqitur Kryetarit te Kuvendit dhe më tej seancës plenare, e bën të pamundur zbatimin e nenit 74, pika 3, të Kushtetutës dhe nenit 42, pika 2, të Rregullores së Kuvendit”,” shprehet Bardhi.

LETRA E PLOTË

Lënda: Kthim përgjigje mbi qëndrimin Tuaj për kërkesën e 1/5 së deputetëve për thirrjen e Kuvendit në një sesion të jashtëzakonshëm

Drejtuar: Znj. Elisa SPIROPALI Kryetare e Kuvendit

E nderuar Znj. Kryetare e Kuvendit

Në përgjigje të shkresës suaj nr. 3155/1 Prot., datë 08.08.2024, përsa i përket kërkesës së jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, protokolluar në Kuvend me nr. 3155 Prot., datë 07.08.2024, ju bëjmë me dije sa më poshtë vijon: deputetëve, si një prej subjekteve kushtetuese që përmendet shprehimisht në nenin 74, pika 2 e Kushtetutës, është e detyrueshme për Kryetaren e Kuvendit, që ka vetëm një përgjegjësi që datën e duke përcaktuar që “Kryetari thërret mbledhjen”.

Mbledhja e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm, kur kërkohet nga jo më pak se një e pesta e sesionit ta caktojë brenda periudhës “3 ditë nga paraqitja e kërkesës”. Kjo buron drejtpërdrejt nga Kushtetuta, e cila nuk e ka lënë opsionale mbledhjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm, por ka urdhëruar që “Kuvendi mblidhet”, duke shmangur përdorimin e togfjalëshit “mund të mblidhet”.

Edhe Rregullorja e Kuvendit, në të njëjtin linjë me Kushtetutën, cakton detyrimin e Kryetarit të Kuvendit, Rezulton se ju keni thirrur në fakt një sesion të jashtëzakonshëm të Kuvendit, duke urdhëruar “mbledhjen jashtë sesionit të Këshillit të Legjislacionit”, por në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, së pari, e keni caktuar mbledhjen e organeve të Kuvendit përtej afatit “3 ditor” që përcakton qartësisht Rregullorja; dhe së dyti, nuk keni caktuar mbledhje të seancës plenare. Në vlerësimin tonë, mbledhja e Këshillit të Legjislacionit në këtë rast është krejtësisht e panevojshme, për shkak se vendimi nr. 55/2024 i Gjykatës Kushtetuese nuk ka nevojë për vlerësim dhe për më tepër është një çështje e përsëritur dhe në vijim të një tjetër vendimi të Gjykatës Kushtetuese, vendimit nr. 1/2023.

Edhe vetë Gjykata Kushtetuese, në vendimin nr. 55/2024 ka konsideruar se: “Kuvendi nuk ka vepruar në përputhje me Kushtetutën për sa kohë çështjen e ekzekutimit të vendimit të saj ia ka nënshtruar vlerësimit të Këshillit për Legjislacionin dhe Këshillit për Mandatet……… Megjithatë edhe nëse nga ana juaj emohet se në këtë rast, në zbatim të nenit 87 të Rregullores së Kuvendit, duhet të mblidhet paraprakisht Këshilli i Legjislacionit, ju keni detyrimin që të harmonizoni veprimet e Kuvendit në përputhje me kuadrin e plotë kushtetutes dhe rregullator të tij. Si rregull, mbledhja e Kuvendit në një sesion të jashtëzakonshëm, pra në një seancë plenare të jashtëzakonshme, paraprihet edhe nga mbledhja e organeve të tjera të Kuvendit, pra të komisioneve apo këshillave parlamentar. Për këtë arsye, pika 2 e nenit 42 të Rregullores së Kuvendit, ka vendosur dy detyrime për Kryetarin e Kuvendit, për thirrjen e një sesioni të jashtëzakonshëm: 1- Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit jo më vonë se 3 ditë nga paraqitja e kërkesës; 2- Caktimi i një rendi të mbledhjeve të komisioneve dhe të seancës plenare brenda këtij afati. Konkretisht, në zbatim të nenit 74, pika 2 dhe 3, të Kushtetutës, neni 42, pika 2 e Rregullores parashikon se: “Kuvendi thirret në sesion të jashtëzakonshëm me kërkesë të motivuar me shkrim të Presidentit të Republikës, të Kryeministrit ose të paktën një të pestës së të gjithë deputetëve. Kryetari thërret mbledhjen e Kuvendit jo më vonë se 3 ditë nga paraqitja e kërkesës, mbi bazën e një rendi dite të mbledhjeve të komisioneve dhe të seancës plenare të përcaktuar prej tij.”.

Është jo vetëm padije juridike, por një shkelje e rëndë e Kushtetutës, qëndrimi juaj se “kërkesa e paraqitur nga 1/5 e deputeteve per thirrje të Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm, në kushtet e mungesës së një akti të Këshillit, (raport/projektvendim”, i cili duhet paraqitur Kryetarit te Kuvendit dhe më tej seancës plenare, e bën të pamundur zbatimin e nenit 74, pika 3, të Kushtetutës dhe nenit 42, pika 2, të Rregullores së Kuvendit”. Kjo nënkupton që një dispozitë e Rregullores së Kuvendit (konkretisht neni 87 i Rregullores), bën të pamundur zbatimin e një dispozite të Kushtetutës (konkretisht nenit 74, pika 3 të Kushtetutës) apo edhe dispozitat e tjera të Rregullores së Kuvendit (konkretisht nenit 42, pika 2 i Rregullores). Një qëndrim i tillë cenon rëndë parimet e shtetit ligjor, parimin e hierarkisë së akteve normative dhe parimin e supremacisë së Kushtetutës, sanksionuar në nenin 4 të Kushtetutës, ku parashikohet se “Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë”.

Pra, nëse do të kishte kontraditë mes dispozitave të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, prevalojnë dispozitat e Kushtetutës dhe ato duhet të zbatohen drejtpërsëdrejti. Por, në rastin konkret nuk ka asnjë kontraditë mes nenit 74 të Kushtetutës dhe neneve 42 dhe 87 të Rregullores së Kuvendit. Konkretisht, në harmoni me nenin 74 të Kushtetutës dhe nenet 42 dhe 87 të Rregullores së Kuvendit, ju kishit detyrimin kushtetues që të caktonit një rend dite për mbledhjen Këshillit të Legjislacionit dhe të seancës plenare, brenda afatit të posaçëm të caktuar nga rregullorja e Kuvendit “jo më vonë se 3 ditë nga paraqitja e kërkesës”. Kjo për faktin se mes afatit të përgjithshëm që parashikon Rregullorja e Kuvendit (není 87-30 ditë) dhe afatit të posaçëm që parashikon po Rregullorja e Kuvendit (neni 423 ditë), në rastin e sesionit të jashtëzakonshëm zbatohet rregulli dhe afati i posaçëm.

Nisur nga sa më lart, qëndrimi juaj i shprehur me shkresën nr. 3155/1 Prot., datë 08.08.2024 si dhe çdo urdhër i miratuar nga ana juaj mbi këtë çështje, është antikushtetues, sepse cenon nenin 74 të Kushtetutës dhe nenin 42 të Rregullores së Kuvendit. Për këtë arsye, kërkojmë nga ana juaj si Kryetare e Kuvendit që të zbatoni Kushtetutën dhe të përmbushni me korrektësi detyrimet që burojnë nga dispozitat kushtetutese dhe të Rregullores së Kuvendit, duke thirrur sesionin e jashtëzakonshëm brenda afatit ligjor të përcaktuar.

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE: Kryetari Gazment BARDHI

“Xhaçka”, Spiropali thërret Këshillin e Legjislacionit

Këshilli i Legjislacionit do të mblidhet jashtë sesionit parlamentar për të shqyrtuar mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Para dy ditësh, 28 deputetë të grupit parlamentar të PDsë, në një letër drejtuar kryeparlamentares Elisa Spiropali kërkuan thirrjen e një seance plenare të jashtëzakonshme. Në këtë nismë të depozituar, opozita kërkon që Parlamenti të vendosë për dërgimin e mocionit për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese.

Deputetët e opozitës e cilësojnë si të papranueshme mbrojtjen politike dhe pengimin ndaj drejtësisë, që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke injoruar Kushtetutën dhe duke penguar zbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kurse dje, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, njoftoi se më 27 gusht do të mblidhet në Kryesinë e Kuvendit jashtë sesionit parlamentar Këshilli i Legjislacionit lidhur me vendimin e datës 10 korrik 2024 të Kushtetueses për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Në mbledhjen e thirrur nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali do të shqyrtohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e urdhëroi Kuvendin t’i dërgojë kësaj gjykate mandatin e Olta Xhaçkës për të vendosur nëse është në konflikt interesi apo jo. “Ju njoftojmë se më datë 27 gusht, ora 11:00, në Kryesinë e Kuvendit, do të zhvillohet jashtë sesionit parlamentar, mbledhja e Këshillit për Legjislacionin. (Urdhër Nr. 54, datë 08.08.2024, i kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali.) Këshilli për Legjislacionin do të mblidhet për të shqyrtuar vendimin nr. 55, datë 10.07.2024, të Gjykatës Kushtetuese”, – thuhet në njoftim.

Vendimi i Spiropalit për thirrjen e kësaj mbledhjeje ka ardhur 1 ditë pasi 28 deputetë të grupit parlamentar të PD-së në një letër drejtuar kryeparlamentares kërkuan thirrjen e një seance plenare të jashtëzakonshme. Në këtë nismë të depozituar, opozita kërkoi që Parlamenti të vendosë për dërgimin e mocionit për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese.

Deputetët e opozitës e cilësojnë si të papranueshme mbrojtjen politike dhe pengimin ndaj drejtësisë, që thonë se mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke injoruar Kushtetutën dhe duke penguar zbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme