Gazetar: Igor Stefanovski
Incidenti i një dite më parë në Kuvend ka ndodhur gjatë shqyrtimit të projektligjit që parashikon gjyqtarët dhe prokurorët të punojnë deri në 67 vjet. Këto ndryshime futen në filtrin parlamentar pas heqjes së mundësisë së punonjësve të punojnë edhe për 3 vite të tjera, me përjashtim të sektorëve të shëndetësisë dhe arsimit të lartë.
Nëse ndryshimet nuk kalojnë, atëherë për dy ditë rreth 60 gjyqtarë dhe 10 prokurorë do të fillojnë të dalin në pension njëri pas tjetrit, sepse janë 62 apo 64 vjeç. Nga ana tjetër, prokuroria dhe drejtësia pohojnë se përballen me mungesë kuadri.
Në gjykata, sipas sistematizimit duhet të jenë diku 640 gjyqtarë, por aktualisht janë rreth 470. Aktualisht, 162 prokurorë ndjekin krimin, ndonëse nga Prokuroria kërkojnë të punësohen edhe 100 të tjerë.
Prej vitesh Prokuroria dhe Këshilli Gjyqësor kanë alarmuar për mungesën e kuadrove. Ata problemin e shohin në Akademinë Pavel Shatev, përkatësisht kuadrot e pamjaftueshëm që dalin prej atje. Por, nga Akademia përgjigjen se prodhojnë aq kuadro sa kërkojnë këshilli i prokurorisë dhe gjyqësorit./Alsat.mk