Në shkollën fillore “Vasil Milladinov” ku mësim ndjekin mbi 600 filloristë në Veles, ka pasur grafite kundër shqiptarëve “vdekje për shqiptarët”.
Një qytetar së bashku me gruan e tij reagojnë ndaj këtij grafiti duke thënë se është trup të jesh mësimdhënës në këtë shkollë posaçërisht të jesh pjesë e autoriteteve lokale.
“Unë jam nga Velesi, e dua qytetin e Velesit dhe nuk dëshiroj të jetoj në qytet ku ka grafite të këtilla. Posaçërisht jo aty ku edukohen fëmijët dhe ku dërgohen mesazhe të gabuara. Velesi është me zëmër të madhe, dhe ka vend për të gjithë, maqedonasit, shqiptarët, romët, vllahët. Unë refuzoj të jetoj në qytet ku shfaqen grafite të këtilla”, tha Aleksandar Kukulev duke thënë se kjo është mënyra individuale për të kontribuar ndërsa autoritete lokale ju tha ta ngritin ndërgjegjen ose të jetoni kështu.
Velesi është qytet në mes të Maqedonisë me shumicë maqedonase.
https://www.facebook.com/suzana.kukuleff/videos/1984147514981404/