Maqedonasit i duan më së shumti Serbinë e Shqipërinë, më së paku Kosovën e Greqinë

Qytetarët e Maqedonisë nga vendet fqinje më së shumti kanë simpati për Serbinë, pastaj për Shqipërinë, Bullgarinë, Kosovë e krejt në fund është Greqia, transmeton Koha.net.

Kështu ka thënë anketa që për televizionin Telma e ka bërë M prospekt.

Sipas kësaj ankete, 44,3 për qind e qytetarëve maqedonas konsiderojnë se Serbia është e orientuar miqësisht ndaj Maqedonisë. Shumë më pak mendojnë kështu për Shqipërinë, – 14,8 për qind, pastaj vjen Bullgaria me 11,2 për qind, Kosova me 2 e Greqia me 1,1 për qind.

Theksohet se 8 nga 10 e qytetarëve në njërin nga shtetet fqinje sheh raport armiqësor ndaj Maqedonisë.

Se asnjë fqinj nuk ka qasje armiqësore ndaj Maqedonisë, mendon 17,9 për qind e të anketuarve, derisa për Greqinë, e bllokon integrimin euroatlantik të Maqedonisë, 59 për qind e të pyeturve Greqinë e mendojnë armike.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme