“Maqedoni 2025”: Për aplikimin e digjitalizimit në shoqëri nevojitet arsimimi në informatikë i përdoruesve

Vetëm 12% e kompanive në vend kanë punonjës të specializuar në teknologjinë informative, tha në intervistën e saj për emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, drejtoresha e OJQ-së “Maqedonia 2025”, Nikica Mojsoska Bllazhevski. Siç theksoi ajo, për zbatimin e suksesshëm të digjitalizimit në vend, duhet të ketë një pasqyrë më të gjerë të shkrim-leximit të përdoruesve të shërbimeve të tilla, por edhe si është gatishmëria e institucioneve.

– Advertisements –

“Nga njëra anë, duhet të zhvillohet sistemi në Qeveri, sa i përket ofrimit të shërbimeve që të plotësohen në mënyrë elektronike, por nga ana tjetër nëse kompanitë dhe sa janë të gatshme, që të ofrojnë vetë shërbime digjitale, si dhe qytetarët, sa kanë njohuri digjitale për të përdorur shërbimet digjitale të ofruara nga qeveria. “Është një rreth në të cilin secili duhet të ketë një nivel të caktuar të aftësive digjitale dhe nivelin e digjitalizimit të shërbimeve”, tha Mojsoska.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme