Aneta Dimovska nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, duke komentuar rezultatet e regjistrimit foli edhe për zvogëlimin e fuqisë punëtore.
Siç tha ajo, institucionet kompetente duhet të përcaktojnë se për cilët punëtorë të huaj mund të jemi destinacion atraktiv, sepse mund të përballemi me largimin e mundshëm të disa kompanive, prodhimi i të cilave do të rrezikohej për shkak të mungesës së punëtorëve.
“Ne do të përballemi me zgjedhje, thënë kushtimisht, të importojmë fuqi punëtore apo të eksportojmë kapital. Nëse kompanitë që ekzistojnë këtu nuk kanë burim bazë për prodhim, e kjo është puna, ato do të mbledhin kapital dhe do të gjenden në një mjedis ku mund të ofrojnë punë,” tha Dimovska, duke shtuar se shumica e lejeve të punës të huajve në vend u janë dhënë shtetasve të Turqisë, më pas të Serbisë, Shqipërsë, Kosovës…”, tha ajo./ Alsat.mk