Maqedoni-Bullgari, projekte të përbashkëta në infrastrukturë dhe energjetikë

Delegacioni qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev ka vazhduar sot ditën e dytë të vizitës zyrtare në Bullgari, me takime bilaterale të ministrave të dy vendeve. Ministrat për transport dhe lidhje, Goran Sugarevski dhe Ivajlo Moskovski, pas takimit të sotëm kanë vlerësuar se prioritet i dy qeverive në këtë sektor është ndërtimi i hekurudhës nga Sofija deri në Shkup. Kjo linjë thuhet në njoftimin e Qeverisë, është vlerësuar me rëndësi thelbësore për lëvizjen e lirë të udhëtarëve dhe mallrave. Për realizimin e këtij projekti nevojiten shuma të mëdha andaj dy Qeveritë janë angazhuar që të kërkojnë investitorë të jashtëm.

Projekte të përbashkëta mes dy vendeve janë paraparë edhe në fushën e energjetikës, pas takimit që Zaev ka realizuar sot me ministren bullgare të këtij dikasteri, Temenushka Petkova.
Kryeministri Zoran Zaev ka mbajtur dhe një brifing me gazetarët nga Maqedonia dhe Bullgaria, ku mes tjerash ka vlerësuar se me takimet që kanë realizuar me krerët shtetërorë dhe zyrtarët qeveritar, Maqedonia dhe Bullgaria kanë hapur një kapitull të ri në marëdhëniet mes dy vendeve.

“Shkëmbimi i vlerave të përbashkëta kulturore është vetëm përfitim dhe bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Bullgarisë do të dëshmojë se si avancohen marëdhëniet ndërfqinjësore dhe si hapen perspektivat euro atlantike edhe për Republikën e Maqedonisë, por edhe për rajonin”, ka thënë Zaev në brifing me gazetarët.
Nga VMRO-DPMNE kanë akuzuar kryeministrin Zaev se ka ofenduar popullin maqedonas kur ka thënë se ka mbyllur një kapitull të historisë me nacionalizëm dhe gjuhë të urrejtjes. Deputeti Trajko Veljanovski kërkoi poashtu që Zaev të publikojë paraprakisht marrëveshjen për fqinjësi me Bullgarinë, duke akuzuar poashtu se edhe për të njëjtën është ngutur dhe ka marë vendim kokë në vete.

“Tema të tilla që prekin identitetin e popullit maqedonas nuk janë dhe nuk mund të jenë interes ekskluziv as i Zoran Zaevit e as i LSD-së. Këto tema janë mbipartiake. Për ne është e kuptueshme që Bullgaria fqinje të ketë interesa dhe të njëjtat ti përfaqësojë dhe ti mbrojë. Ajo që nuk mund ta pranojmë është që Zoran Zaev vetë të vendos për tema të cilat janë me interes dhe para qytetarëve premtonte inkluzivitet dhe debat për çështje edhe më pak thelbësore”, ka thënë Veljanovski.

Përndryshe, dje kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se gjatë festës së Ilindenit do të nënshkruhet marrëveshja për fqinjësi me Bullgarinë dhe me këtë marrëveshje do të mbyllen përfundimisht temat kontestuese mes dy vendve që paraqisnin edhe problem për procesin integrues të Maqedonisë.SHENJA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme