Qytetarët i shohin me “dylbi” pushimet

Në pragun e stinës së verës, pushimet priten me padurim nga të gjithë, fëmijë e të rritur. Të gjithë kanë nevojë për largimin e energjisë negative, për ndryshim ambienti, për zhurmën e valëve të detit që pëplasen në shkëmb, por ama jo të gjithë mund ta dëgjojnë këtë muzikë të këndshme të natyrës. Mungesa e parave bëhet si një mur “soundproof “ mes qytetarëve dhe simfonisë së bukur që natyra dhuron në brigjet turistike.

Disa qytetarë të anketuar nga Almakos, thonë se nuk do të pushojnë aspak sepse buxheti familjar nuk është aq i mirë sa për t’u dhuruar luksin e pushimeve jashtë pragut të derës, ndërkohë që ka edhe nga ata që ende nuk kanë përzgjedhur vendin

“Këtë vit nuk kam planifikuar ende asgjë, do të bëj pak pushim në shtëpi. Ndoshta në shtator do të bëj ndonjë plan” u shpreh Ankica Jakimovski, qytetare.

“Nuk kemi kohë të mendojmë për pushimet, por më shumë na intereson Shqipëria dhe Turqia” u shpreh qytetari Demir Hiseni.

“Nuk do të bëj fare pushime”- tha një tjetër qytetarë nga Shkupi.

‘Ende nuk kam vendosur, mendoj se nuk jam i vetmi që nuk kam ndonjë plan për pushime, ka edhe shumë të tjerë” tha Antonio Sfetkovski qytetar.

“Do të shkojë në Strugë” tha Suat Alili, qytetar.

Sociologu Sunaj Rahimi, për Almakos thotë se pushimet kanë rëndësi më të madhe për ata të cilat kanë një jetë të ngarkuar profesionale, kanë strese të ndryshme, probleme dhe situata të shumëta të nervrikosjes, ata kanë shumë nevojë për një lloj zbrasje të energjisë negative.

Rahimi për Almakos, shtoi se edhe përkundër kushteve jo të volitshme për pushime, ku bëjnë pjesë edhe rrogat e ulëta, qytetarët duhet të bëjnë një llogaritje më të mirë që t’i shohin përfitimet e atij pushimi.

“Kushtet tek ne në Maqedoni nuk mund të lavdërohemi se janë edhe shumë të volitshme, për të bërë ndonjë pushime, në qoftëse e krahasojmë me pushimet e njerëzve dhe qytetarëve të tjerë të BE-së. Rogat të cilat janë gati më të ulëtat në Evropë dhe rajon e bëjnë atë që edhe pushuesit tanë, të cilët shkojnë në pushimet verore, duhet ta bëjnë një matematikë një përllogaritje shumë ekonomiste, që në njëfarë mënyre t’i shohin benefitet e atij qetësimi, që nga ana tjetër të mos e dëmtojnë buxhetin edhe ashtu të ulët familjarë”, deklaroi Sunaj Rahimi.

Ndërkaq, Agjencitë turistike tashmë kanë filluar me oferatat e tyre për shumë destinacione bregdetare, që nga ofertat më të lira e deri tek ato më të kripurat.

“Kërkime për aranzhmane turistike më të kërkuara këtë verë janë, Greqia, dhe Turqia. Çmimet për në Turqi janë speciale, tek hotelet me pesë yje ka zbritje dmth nëse bën rezervim më herët zbritjet janë të mëdha. Çmimet fillojnë nga 300 euro duke përfshirë akomodimi në hotel, transferi deri në hotel, dhe bileta e avionit. Këtë verë përveç Malit të zi, Kroacisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Turqisë, ne qytetarëve do të ju ofrojmë edhe pushim për në Maltë dhe në të gjitha destinacionet e tjera të cilat i kërkojnë klientët”, tha Ana Krstevska nga agjensioni turistik Savana, për Almakos.

Nga agjencitë turistike shpresojnë se me kalimin e ditëve interesimi i qytetarëve për të planifikuar pushimet do të rritet, edhe më shumë.

Almakos.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme