Maqedoni: Virusi korona, Presidenca kontrollon liderët para takimit

Tashmë vijon takimi i liderëve në Presidencë, ku marrin pjesë kryetarët e partive politike parlamentare nga pushteti dhe opozita të cilët në zgjedhjet e fundit parlamentare morën mandate deputetësh. Pikë e vetme e rendit të ditës të takimit të cilin e ka thirr shefi i shtetit është anulimi i zgjedhjeve parlamentare si pasojë e pandemisë së virusit korona.

Para se të fillonte takimi, stafi mjekësorë ka kontrolluar temperaturën trupore të të gjithë pjesëmarrësve si masë mbrojtëse kundër pandemisë së virusit korona.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme