Në Maqedoninë e Veriut sot skadon gjendja e jashtëzakonshme e shpallur së fundmi nga Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 15 korrikut.
Gjendja e jashtëzakonshme u shpall për shkak të gjendjes me pandeminë me koronavirusin, e cila pamundësoi mbajtjen e zgjedhjeve të caktuara më 12 prill.
Liderët e partive kryesore politike javëve të fundit arritën marrëveshje që vendi të shkojë në zgjedhje më 15 korrik. Në zgjedhjet e parakohshme do të marrin pjesë 15 koalicione dhe parti me 1598 kandidatë. Fushata starton të mërkurën më 24 qershor.
Më 13 korrik do të votojnë personat që janë në karantinë shtëpiake dhe ata në vetizolim.
Më 14 korrik do të votojnë të sëmurët, të burgosurit dhe personat e tjerë të parashikuar në Kodin Zgjedhor.
Më 15 korri,k kutitë e votimit do të hapen në ora 7 të mëngjesit, për t’u mbyllur në ora 21:00.
© SYRI.net