Fluturimet direkte ndërmjet Shkupit e Athinës janë bërë ndërmjet viteve 2003 e 2007, por janë ndërprerë pasi që qeveria konservatore e Maqedonisë aeroportit në Shkup i ka vënë emrin “Aleksandri i Madh”, gjë që e ka zemëruar Athinën
Meqedonia e Greqia kanë ripërtërirë fluturimin direkt të aeroplanit ndërmjet dy kryeqyteteve pas më shumë se dhjetë vitesh.
Siç transmeton RTCG, me fluturimin e parë nga Athina në Shkup ka udhëtuar edhe zëvendës kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, të cilin në aeroportin e Athinës simbolikisht e ka përcjellë zëvendësi i ministrit grek për punë të jashtë dhe çështje evropiane Jorgos Katrugalos.

Aeroplani i Olympic Airit, në linjën Athinë Shkup në orarin dimëror të fluturimeve do të qarkullojë dy herë në javë – të martën e të enjten. një linjën e përtërirë është bërë me aeroplanin turbo me elisa “dash 8-400” me 78 ulëse, transmeton gazetametro.net.
RTCG përkujton se fluturimet direkte ndërmjet Shkupit e Athinës janë bërë ndërmjet viteve 2003 e 2007, por janë ndërprerë pasi që qeveria konservatore e Maqedonisë aeroportit në Shkup i ka vënë emrin “Aleksandri i Madh”, gjë që e ka zemëruar Athinën.
Qeveria e socialdemokratit Zoran Zaev në shkurt në fillim të fazës së zgjidhjes së konfliktit shumëdeceniesh rreth emrit si shenjë të vullnetit të mirë ka vendosur që aeroportin prapë të quajë Aeroporti ndërkombëtar “Skopje”.