Maqedonia e Veriut është vendi i katër formacioneve më të rëndësishme ilire, thotë arkeologu Neritan Ceka.
Ndarja e Jugosllavisë, thotë ai solli ri-interpretime nacionaliste të arkeologjisë, por më herët nuk vihej në dyshim se në Maqedoninë e Veriut ka kulturë ilire.
Këto konstatime z.Ceka i bëri në intervistën për Programin 200 në Alsat, që do të transmetohet sot në ora 18.00.
Ai flet për periudha të ndryshme historike, duke sqaruar nëpërmjet faktesh edhe figurën e Skënderbeut, për të cilin thotë se ishte nga Dibra, flet ppr Lidhjen e Prizrenit, periudhën e Bizantit por edhe zhvillimet e fundit historike si lufta e Kosovës, për të cilën thotë se pavarësia e saj është një “korrigjim i historisë”./ Alsat.mk