Maqedonia mbetet pa inspektorë veterinar – Në disa qytete nuk ka asnjë, interesimi për të studiuar është në rënie!

Gazetar: Miki Trajkovski

Maqedonia mbetet pa inspektorë veterinar, të cilët në mbarë vendin të numërohen me gishta, shkruan Alsat.

Sipas kreut të Agjencisë për ushqim dhe mjekësi veterinare, mungojnë rreth 40 inspektorë veterinar dhe inspektorë të sigurisë së ushqimit kurse ata janë personat që duhet të kujdesen se çfarë lloj ushqimi hanë qytetarët e Maqedonisë dhe çfarë shitet në vend.

“Në disa qytete nuk kemi asnjë inspektor veterinar. Disa inspektorë veterinar shkojnë në qytete të tjera, aty ku ka nevojë. Shpresoj që në periudhën e ardhshme, më saktësisht në vitin 2025 me planin e punësimit dhe avancimit, gjegjësisht me sistemimin e ri që po e bëjmë si Agjenci, Qeveria të na ndihmojë për funksionim sa më të sigurt. Për momentin, përballohemi disi me numrin e pamjaftueshëm të inspektorëve që e kemi”, tha Oliver Millanov – drejtor i Agjencisë së ushqimit dhe veterinarisë.

Problem shtesë është rënia e interesit për të studiuar në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, i cili është themeluar në vitin 1992. Ka vetëm rreth njëqind studentë në gjashtë vite.

“Në tre afatet e fundit të regjistrimit kemi rreth 25 studentë, të cilët si shtet do të na vendosin në situatë nëse në të ardhmen do të kemi numër të mjaftueshëm të mjekëve në mjekësinë veterinare. Këto janë tendencat. Kufijtë e BE-ja janë të hapura, në mënyrë që studentët e ardhshëm të mund të regjistrohen edhe në fakultete të tjera në BE, prandaj ne po përpiqemi t’i mbajmë studentët tanë duke përmirësuar programet e studimit dhe kushtet e studimit”, u shpreh Dekani Jankulloski- dekan i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare.

Një nga propozimet që po shqyrtohet, thotë drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, për të zbutur problemin me mungesën e personelit, në të ardhmen edhe shoqëritë veterinare të jenë në juridiksionin e shtetit./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme