Maqedonia ndryshon emrin e aeroportit për shkak të Greqisë

Para pak çastesh ka përfunduar takimi i shumëpritur mes kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe homologut të tij grek, Alexis Tsipras.

Takimi ka zgjatur afro tre orë derisa pas takimit, Zaev ka deklaruar se zgjidhja e kontestit shumëvjeçar është në interes të të dyja vendeve dhe mbarë rajonit dhe se të dyja vendet janë në rrugë të mirë për të përmirësuar marrëdhëniet ndër fqinjësore.

Nga ana tjetër edhe kryeministri grek u shpreh se është koha që të gjendet një zgjidhje e përbashkët Erga Omnes, por se sipas tij është e domosdoshme të tejkalohet irredentizmi, shkruan Alsat M.

Zaev e siguroi homologun grek se Maqedonia do të bëjë gjithçka për të tejkaluar këtë kontest, madje duke shprehur vullnet për të ndryshuar emrin e aeroportit dhe autostradës.

Për t’i rregulluar marrëdhëniet me Greqinë, Maqedonia do e ndryshojë emrin e aeroportit dhe autostradës ndërkombëtare të cilat do të quhen “Miqësia”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme