E hënë, 07 Nentor 2016 – Sakte.net /
Sipas kalendarit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor partitë politike në Maqedoni kanë edhe katër ditë kohë për t’i dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë. Listat duhet të jenë dorëzuar deri më 11 nëntor.
Deri tani, listat i kanë dorëzuar Lidhja Social Demokrate e Maqedoni, Partia Demokratike Shqiptare, Partia Liberal Demokrate e Maqedonisë dhe Lëvizja për Reforma-PDSH.
Fushata zgjedhore fillon më 21 nëntor dhe do të zgjasë deri më 9 dhjetor, shkruan Alsat M.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 11 dhjetor.