Margarita Kadriu do t’i bashkohet LDK-së?!

Ndërkohë që zgjedhjet e parakohshme parlamentare po shihen si të pashmangshme, disa deputetë të pavarur, tashmë kanë filluar negociatat për t’u anëtarësuar në parti tjera.

Pos Blerim Shalës, për të cilin kishte raportuar Gazeta Blic para disa ditësh se shumë shpejt do të anëtarësohet në PDK, edhe deputetja tjetër e pavaraur, Margarita Kadriu, shumë shpejt mund të bëhet me parti të re.

Gazeta Blic nga burime të afërta me partinë e drejtuar nga Isa Mustafa, merrë vesh që deputetja Kadriu është në negociata për t’u anëtarësuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Margarita Kadriu shumë shpejt mund të bëhet pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Tash e sa kohë ka një përafrim ndërmjet lidershipit të partisë dhe deputetes së pavaruar. Në këtë drejtim janë duke u zhvilluar edhe negociata, mirëpo ende nuk ka asgjë zyrtare”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Në anën tjetër, kontakti me deputeten Kadriu ka qenë i pamundur.

Ndërkohë, nga LDK nuk kanë dashur të komentojnë në lidhje me këtë aderim të mundshëm.

Ndryshe, Margarita Kadriu politikës i kishte hyrë në vitin 2014, gjegjësisht në kohën e fushatës elektorale të zgjedhjeve të vitit 2014. Ajo ishte anëtarësuar në Partinë Demokratike të Kosovës, ku ishte emëruar nënkryetare.

Mirëpo, pas disa muajsh, ajo u largua nga PDK, e rebeluar për faktin se siç ishte raportuar në media, ajo nuk ishte emëruar në postin e ministrit.

Përkundër që ishte larguar nga PDK e Hashim Thaçit, ajo kishte votuar që ish- kreu i PDK-së të vinte në postin e shefit të shtetit.

Mediat raportuan se vota e saj u këmbya me marrjen e një terminali doganor.

Në këtë legjislaturë, pos Margarita Kadriut, nga partitë e tyre u larguan edhe këta deputetë: Ramiz Kelmendi nga PDK, për t’u anëtarësuar më pas në LDK, dhe duke e fituar postin e zëvendëskryeministrit, Melihate Tërmkolli u largua nga AAK për t’u bashkuar në LDK dhe Blerim Shala, i cili u largua nga AAK dhe ende është zyrtarisht deputet i pavarur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme