Skenar për destabilizimin e Shqipërisë, të involvuar shërbime nga dy shtete fqinje

Burime konfidenciale i thanë TCH se shërbimet partnere kanë një shqetësim në rritje lidhur me të dhëna të besueshme se të paktën dy shtete të tjera po tentojnë të nxisin destabilizim në Shqipëri.

Nuk bëhet e ditur se cilat janë këto dy shtete, por këto të dhëna përforcojnë idenë se insinuatat e bëra në më shumë se një rast nga kryeministri Edi Rama për forca të huaja që nuk i duan të mirën Shqipërisë janë të lidhura me informacione të marra nga shërbimet inteligjente.

Pak ditë më parë, portali i njohur LajmPress në Maqedoni njoftoi për një takim mes Damir Fazlliç dhe ish-shefit famëkeq të shërbimit sekret maqedonas Sasha Mihajllov, njëkohësisht kushëri i Nikolla Gruevskit, si edhe një personi nga Shqiperia.

Lajmi bëhet i rëndësishëm pasi takimi është konfirmuar nga shërbimet e huaja inteligjente partnere me Shqipërinë. Nuk mund të thuhet me siguri nëse ky takim ka lidhje me çfarë po ndodh në Shqipëri, por qëndrimet e forta të qeverisë së Tiranës në mbështetje të platformës shqiptare e kanë acaruar jo pak Shkupin zyrtar.

Nga ana tjetër, burimet inteligjente flasin gjithashtu edhe për një angazhim shumë intensiv kundër Tiranës zyrtare të qarkut më nacionalist grek, që mbron platformën e aneksimit të “Vorio-Epirit”.

Karshillëku që shefi i qeverisë së Tiranës u ka bërë tezave të ultranacionalistëve grekë, të mësuar prej shumë vitesh me heshtjen e Tiranës zyrtare ndaj pretendimeve të tyre për Himarën ka ngjallur prej kohësh një acarim të madh në qarqet greke dhe Athinë, ku dikur Edi Rama pritej me nderime.

Situata duket kritike, një ditë para mbërritjes në Tiranë të të dërguarit të kancelares Angela Merkel dhe zëvendës presidentit të PPE, McAllister. Berlini zyrtar është tejet i shqetësuar dhe i angazhuar lidhur me krizat me natyrë etnike apo me sfond përplasjesh gjeopolitike në Maqedoni, Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë apo Kosovë dhe nuk mund të pranojë përshkallëzimin e një krize thjesht politike në Shqipëri, si një prej vendeve ku procesi i Berlinit është investuar aq shumë.

Shqipëria ka qenë gjithnjë një faktor stabiliteti në rajon dhe destabilizimi i saj nuk është opsion i justifikueshëm për asnjë nga qendrat vendimmarrëse të komunitetit euro-atlantik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme