Mariçi – Landsbergis: Vlerat evropiane janë vënë në provë, presim një fillim të shpejtë të negociatave

Perspektiva evropiane e vendit dhe e rajonit, si dhe bisedimet me Bullgarinë për heqjen e vetos për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, ishin temë e diskutimit në takimin e sotëm në Shkup mes zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Jashtëm i Lituanisë Gabrielius Landsbergis.

“Anëtarësimi në BE është një angazhim strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe ne si Qeveri jemi të përkushtuar për zbatimin e standardeve dhe rregullave evropiane”, tha zëvendëskryeministrja Mariçiq, duke shtuar se nëse së shpejti nuk arrihet një marrëveshje me Bullgarinë për heqjen e vetos në pritje është rritja e euroskepticizmit tek qytetarët.

Ata rikonfirmuan partneritetin dhe i’u referuan projekteve të përbashkëta të zbatuara nga Sekretariati për Çështjet Evropiane së bashku me Lituaninë dhe ranë dakord për thellimin e bashkëpunimit duke ofruar mbështetje eksperte dhe financiare për të çuar përpara axhendën tonë të reformave, në mënyrë që ta afrojmë vendin me legjislacionin dhe standardet evropiane.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme