Marigonë, bijë – nga sot ti u bëre edhe bija ime!

Xhevdet POZHARI

Nëse do të kisha një vajzë, nuk do të doja asgjë më shumë e as më pak se ti. Me të njëjtën pastërti, energji, bukuri, të njëjtat ëndrra për jetë… Do ta mbaja dorën përgjithmonë përballë secilës furtunë.

Marigonë, ëngjëll, do të bisedonim pafund për secilin shqetësim. Pa droje, pa e vra kokën nëse i pëlqen ose jo botës. Por, e pranoj – do ta vëzhgoja çdo lëvizje tënde nga frika se mos i ndodh diçka flokut tënd, e lëre më me shumë. Rinia e ka shenjë njohëse vrullin dhe i ka hije edhe të gabojë.

Bija ime, Marigonë! Në moshën 18 vjeçare nëse do të ishe dashuruar, tu kisha përgjëruar edhe disa vite, së paku derisa ta kryesh fakultetin apo të mësosh ndonjë zeje që të bëhesh e zonja e vetës, të qëndrosh me familje. Jo ta braktisësh dashurinë, por ta ndash atë edhe me ne, derisa të bindeshim se ai njeri vërtetë e meriton kurorën e shpirtit tonë.

Marigonë, na fal bijë! Ne dështuam t’ju mbrojmë nga koha e ligë. Veçanërisht ata që nuk e kanë kuptuar se lehtë është të bëhesh “babë” dhe “nënë”, por nuk ka ma rëndë se të jesh prind.
Në këtë botë ka shumë ligësi, Marigonë! Ike me gjithë pastërtinë tënde, ndërsa neve na la dhembje dhe vuajtjen pse nuk arritëm të të mbrojmë.

Marigonë, ëngjëll, mua sot më bënë “vrasës” veç pse gjykova ashpër ata që do të duhej të mbrojnë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme