Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq u takua sot me ambasadorin kinez në Beograd Li Manchang, të cilin e njoftoi me dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.
Gjuriq gjatë takimit e ka konsideruar si të” rrezikshme përpjekjen e Kosovës për ta formuar ushtrinë”.
Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit miqësor dhe zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme politike dhe të partneritetit mes dy vendeve dhe popujve, raporton “Tanjug”.