Dushko Markoviq, kryeministër i Malit të Zi do të qëndrojë nesër në Kosovë.
Ai pritet të rrijë pas orës 16:00. Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e qeverisë që u mbajt gjatë ditës së sotme.
Agjenda e takimeve dhe e qëndrimit të Markoviqit në Kosovë do të bëhet e ditur më vonë.
Ndryshe, Markoviq kishte planifikuar vizitën në Kosovë më 6 janar por që për shkak të mjegullës u shty.