Markoviq: Nuk është fundi i botës nëse negociatat nuk fillojnë në qershor, është më e rëndësishme të përcaktohet procesi

Nuk është fundi i botës nëse këtë muaj nuk marrim datën për fillimin e negociatave me BE-në, thotë profesor Nenad Markoviq në emisionin “360 gradë” në Alsat.

Siç thotë ai, është më e rëndësishme të përcaktojmë procesin dhe të mbrohemi nga kërkesat e reja të vazhdueshme nga pala bullgare.

“Ka pak optimizëm se kjo mund të ndodhë, por nuk mendoj se është fundi i botës nëse nuk ndodh në qershor. Gjithmonë do të ketë një nëntor, dhjetor, qershor e kështu me radhë. Është e rëndësishme që procesi të përcaktohet. Unë nuk e di se çfarë do të ishte më e mira për ne, por e di se çfarë është më e keqja – në procesin e hapjes së kapitujve vazhdimisht dalin kërkesa të reja dhe të reja nga pala bullgare”, thotë Markoviq./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme