Markovska: Bllokada nga VMRO-DPMNE nuk do të ketë sukses, LSDM do të vazhdojë të punojë në interes të qytetarëve

Bllokada e Kuvendit nuk është risi, kemi 2 vite që po përballemi me bllokadë të VMRO-DPMNE-së, tha deputetja e LSDM-së Daniela Markovska .

Ajo tha se Ligji për Qendrën Klinike, Ligji për Mësimdhënësit dhe Bashkëpunëtorët Profesionistë janë bllokuar nga opozita për dy vite në Kuvend, të cilat nëse miratohen do të siguronin rritje të pagave të mësuesve dhe profesionistëve, përmirësimin e kushteve në arsim, transformimin e punës nga kohë fikse në të pacaktuar.

Në mënyrë hipokrite, VMRO-DPMNE caktoi seancën e Komisionit parlamentar për financa dhe buxhet dhe votoi zgjidhjen ligjore për kredinë nga bashkësia ndërkombëtare për rindërtimin e rrugëve lokale, e cila më pas u bllokua, tha Markovska.

Ajo theksoi se VMRO-DPMNE ka dy vite që sillet në mënyrë destruktive, që për fat të keq është shumë e keqe, sepse këto janë vite të vështira të pandemisë, e cila rrezikoi seriozisht stabilitetin ekonomik të gjithë botës, Evropës dhe këtu, tani në Evropë ka një luftë serioze, e cila reflekton në stabilitetin ekonomik.

“Jemi në një situatë serioze në të cilën duhet të veprojmë në mënyrë konstruktive së bashku. Ne do të vazhdojmë të punojmë në Kuvend, ashtu siç e kemi votuar axhendën e seancës së kaluar, do të vazhdojmë të luftojmë me të gjitha bllokadat që do të vendosin, sepse për momentin është më e rëndësishmja që të sigurojmë një jetë më të mirë për qytetarët tanë, të punojnë në interes të tyre dhe për këtë nevojitet një kuvend funksional, i cili duhet të vazhdojë të punojë”, tha deputetja e LSDM-së, Daniela Markovska.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme