Marrëveshja BDI – LSDM jep fryte, Shekerinska me Arifin përurojnë bashkë urën në Poroj

Një bashkëpunim i shkëlqyeshëm me Ministren e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë znj.Radmilla Sheqerinska dhe zv/Ministrin Bekim Maksuti.

Së bashku përuruam urën e re në fshatin Poroj e cila ishte shkatërruar në tërësi nga vërshimet që kapluan këtë vendbanim, kanë thënë sot nga komuna e Tetovës.

“Ne si komunë siguruam të gjitha materialet ndërtimore ndërsa armata e RM-së me fuqi punëtore bëri ndërtimin e urës. Ky investim ishte mjaftë i nevojshëm për shkak se bllokonte qarkullimin e banorëve dhe makinave në një pikë e cila lidhte fshatin. Për vitin 2018 së bashku me UNDP është projektuar ndërtimi i digave, më çka do të bëhej një preventive serioze nga fatkeqësitë natyrore. Falënderoj Bashkësinë lokale të f. Poroj, banorët, armatën dhe të gjitha ata që u angazhuan për këtë projekt mjaftë të rëndësishëm”, kanë thënë nga komuna e Tetovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme