Marrëveshja e Prespës është ende në fokus të mediave greke

Reagimet e brendshme në Greqi, përkatësisht qëndrimet e partive opozitare dhe të qeverisë për Marrëveshjen e Prespës, janë ende në fokus të mediave greke pas betimit të lexuar nga presidentja aktuale e Maqedonisë, Gordana Siljanovska Davkova të dielën.

Gazeta “Kathimerini” në tekstin me titullin “Athina pret Qeverinë e re në Shkup” përcjell qëndrimin e qeverisë aktuale greke se vendi ka vazhdimësi dhe se pavarësisht mosmarrëveshjes së tyre para miratimit të Marrëveshjes së Prespës, tani e respektojnë atë.

Televizioni grek “Open” transmeton qëndrime të qytetarëve që vënë në pah rëndësinë e perspektivës evropiane të vendit, si dhe një deklaratë të ish-kryeministrit Zoran Zaev, i cili komenton qëndrimin e presidentit të ri.

“Mosrespektimi sjell përgjegjësi dhe pasoja të rënda për shtetin që do të ndjehen menjëherë nga qytetarët. Përgjegjësia nuk është vetëm politike, por edhe ligjore. Pra, si bartës të posteve më të larta shtetërore do të duhet të respektojnë Kushtetutën, Marrëveshjen ndërkombëtare të Prespës dhe ligjet” thotë Zaev për televizionin “Open”.

Përdorimi i emrit “Maqedoni” nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova shkaktoi edhe përplasje të brendshme politike në Greqi midis qeverisë dhe partive opozitare, krahas temave të tjera aktuale greke, duke pasur parasysh se vendi tashmë është në periudhën parazgjedhore në kuadër të zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme