Presidenti Hashim Thaçi është zotuar se do të japë dorëheqje po që se marrëveshja finale me Serbinë nuk votohet në Kuvendin e Kosovës.
Por duke u nisur nga fakti që asnjëri prej subjekteve politike nuk është deklaruar pro idesë së presidentit që ka të bëjë me lëvizje të kufirit, analistët politikë vlerësojnë se marrëveshja finale në rrethanat aktuale është thuajse e pamundur të kalojë.
Në kohën kur të gjitha partitë politike janë deklaruar kundër lëvizjes së kufijve presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është zotuar se do të japë dorëheqje po që se marrëveshja finale me Serbinë nuk votohet në Kuvendin e Kosovës, shkruan Zeri.
Megjithëkëtë, kreu i shtetit ka lënë hapësirë se marrëveshja, e cila sipas tij do të përmbajë në vete korrigjim të kufirit me Serbinë, respektivisht bashkëngjitje të Luginës së Preshevës me Kosovën, mund të hidhet edhe në referendum.
Duke u nisur nga fakti që asnjëri prej subjekteve politike nuk është deklaruar pro idesë së presidentit që ka të bëjë me lëvizje të kufirit, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se marrëveshja finale me Serbinë është thuajse e pamundur të votohet në Kuvend në rrethanat aktuale.