Marshime pro BE-së në Gjermani

Mijëra përkrahës të lëvizjes “Pulsi i Evropës” marshuan në Gjermani, disa ditë pasi Britania e Madhe edhe zyrtarisht i kërkoi BE-së të fillojë bisedimet për dalje nga blloku, raporton KTV .

Të mbledhur në sheshin kryesor të Berlinit dhe në qytetin e Frankfurtit, gjermanët shprehën dëshirën e tyre për një Evropë të unifikuar.

Ata mbanin parulla të lëvizjes “Pulsi i Evropës”, lëvizje kjo e cila është themeluar në Frankfurt, derisa synimi i saj është kundërshtimi i copëtimit të Bashkimit Evropian. Me vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për ta lënë BE-në, edhe disa shtete të fuqishme evropiane pritet të marrin iniciativa për ta shqyrtuar qëndrimin e tyre në këtë aleancë.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme