Qytetarët vijuan edhe mbrëmjen e sotme marshimin e tyre në rrugët e Tiranës, duke ndaluar para godinës së Parlamentit, ku përcollën mesazhet e tyre ndaj deputetëve dhe qeverisë.
Gjatë ndalesës pranë godinës ku zhvillohen seancat plenare, protestuesit kanë brohoritur kundër Kuvendit, duke e cilësuar atë si një institucion që, sipas tyre, nuk përfaqëson qytetarët, por krimin.
Kujtojmë se paraditen e sotme, qindra qytetarë u mblodhën sërish para godinës së Parlamentit, në kohën kur zhvillohej seanca plenare e radhës.
Edhe këtë herë, zona përreth Kuvendit ishte e rrethuar nga një prani e lartë policore dhe masa të shtuara sigurie. Protestuesit u përballën me një kordon të gjatë sigurie, i vendosur për t’i mbajtur larg godinës së Parlamentit, ku ata synonin të godisnin me vezë dhe domate deputetët.
Gjatë tubimit pati përplasje mes qytetarëve dhe efektivëve të policisë, ndërsa disa protestues u shoqëruan në komisariat.
The post Marshimi kilometrik nëpër Tiranë, qytetarët ndalen para godinës së seancave plenare: Parlament i krimit! 140 deputetë, që të gjithë analfabetë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



